depo

Nga Wiktionary

DEPO f.

Vend i veçantë (ndërtesë a kthinë e mbyllur) ku ruhen në sasi të mëdha e zakonisht për një kohë të gjatë prodhime, mallra e lëndë të ndryshme; ndërtesë e posaçme ku ruhen armatimet a pajimet e tjera ushtarake. Depo qendrore. Depo ushqimore (ushtarake). Depo e fshehtë (e nëndheshme). Depo drithi (duhani, qymyri, leshi, pambuku). Depo armësh. Depot e veshmbathjes. Depo uji (benzine, karburanti, vaji). Depot e shtetit. Fut në depo. Nxjerr nga depoja. Shpërthyen (hapën, dogjën) depot e armikut.