Jump to content

depërtoj

Nga Wiktionary

DEPËRTOJ jokal.

1. edhe fig. Arrij të futem diku, duke kapërcyer pengesa a vështirësi, duke përdorur forcën a duke vepruar me mënyra të stërholluara e me dinakëri; futem e zë vend diku; vet. veta III futet e përhapet a shtrihet diku. Depërtuan në prapavijat e armikut. Depërtoi në radhët e mbrojtjes. usht., sport. Depërton në lëkurë (në tokë, në thellësi të tokës). Uji depërtoi me shpejtësi. Ideologjia borgjeze (kapitali amerikan) ka depërtuar thellë në vendet revizioniste.

2. kal. vet. veta III. Përshkoj diçka, kaloj nëpër të, shpoj. Ia depërtoi trupin. Plumbi i kishte depërtuar zemrën.