dendësi
DENDËSI f.
1. Të qenët i dendur, vetia e diçkaje që është e dendur; denduri. Dendësia e barit. Dendësia e pyllit. Dendësia e mjegullës.
2. Numri i banorëve në një kilometër katror; raporti ndërmjet numrit të banorëve dhe sipërfaqes në kilometra katrorë në një vend. Dendësia mesatare. Dendësia e popullsisë. Rritja (ulja) e dendësisë.
3. fiz. Masa që gjendet në njësinë e vëllimit të një trupi a të një lënde; raporti midis masës së një trupi të shprehur në gramë dhe vëllimit të tij të shprehur në centimetra kub. Dendësi absolute (relative). Dendësi mesatare. Dendësia e një lënde. Dendësia e gazit.
4. Sasia e diçkaje në një njësi matjeje; denduria, shpeshtësia. Dendësia e zjarrit. usht. sasia e predhave që hidhen në një minutë mbi një sipërfaqe të caktuar. Dendësia e rrymës elektrike forca e rrymës elektrike që kalon nëpër njësinë e seksionit të tërthortë të përcjellësit. Dendësia e frymëmarrjes.