dend
Appearance
DEND kal.
1. Ngjesh mirë e mirë diçka (barin, pambukun etj.); e mbush një thes, një arkë etj. plot me diçka duke e ngjeshur fort këtë, e mbush sa nuk nxë më. Dend kashtën. E dendi thesin.
2. bised. Fut dikë a diçka brenda me forcë; rras. E dendi në qilar (në hambar). E dendën brenda e burgosën. E dendën në burg.
3. bised. I jap dikujt të hajë me tepri, e ngop mirë e mirë, e zhdëp me të ngrëna. E dendi me mish (me bukë, me pilaf, me fiq). E dendi mirë.
4. fig. bised., keq. I bëj dikujt shumë premtime, që nuk i plotësoj, i them fjalë të tepërta etj.; ngop. Na dendi me fjalë (me gjepura).
5. bised. E rrah fort dikë, e zhdëp në dru. E dendi në dru.