demonstrativ

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DEMONSTRATIV mb.

1. libr. Që bëhet me qëllim të caktuar për t'i tërhequr vëmendjen dikujt; që bëhet sa për t'u dukur, që është a që shërben si demonstrim. Zhurmë demonstrative. Vizitë demonstrative. Ndeshje demonstrative. Në shenjë demonstrative.

2. usht. Që bëhet për t'i treguar kundërshtarit forcën e për ta frikësuar atë ose për ta mashtruar. Manovra (veprime, lëvizje) demonstrative.

3. libr. Që shërben për të konkretizuar mësimin, për ta bërë atë më të gjallë e më të qartë. Mjete demonstrative. Metodë demonstrative.