demokrat
Appearance
DEMOKRAT m.
1. Përkrahës i demokracisë, ndjekës i parimeve të demokracisë. Demokrat revolucionar. Demokrat i shquar.
2. Anëtar i një partie demokratike borgjeze. Mbledhja e demokratëve. Propozimet e demokratëve.
3. bised. Njeri që ka dashuri e nderim të veçantë për njerëzit e thjeshtë e që jeton gju me gju me popullin; njeri i thjeshtë e popullor. Është demokrat i madh.
4. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Patriotët demokratë. Grup demokrat. Intelektualë demokratë.