demek
Appearance
DEMEK pj. bised.
1. Përdoret për të shprehur habi ose dyshim ndaj asaj që thotë dikush. Demek, ai ishte! Demek s'e paske ditur ti! Demek, s'dashka ai!
2. Përdoret për të përforcuar atë që thuhet, duke shprehur edhe një qëndrim ironik a mospërfillës. Dembel që është, demek. Qenka një i pagdhendur ky, demek.
3. Gjoja, kinse. E bëri, demek, për hatër. Ia dha, demek, si për mik. Bënte, demek, sikur s'dinte gjë.
4. si fj. ndërm. Domethënë; pra (përdoret zakonisht në fillim të një fjalie për të përmbledhur atë që ka thënë dikush më përpara). Demek, ne nisemi nesër. Demek, i mbarove të gjitha. Demek, kështu thua ti!