Jump to content

demaskoj

Nga Wiktionary

DEMASKOJ kal.

1. usht. Zbuloj diçka të fshehur a të maskuar nga armiku, i prish maskimin; bëj që të merret vesh se ku është dikush a diçka; kund. maskoj. Demaskoi trupat (artilerinë, punimet xheniere, lëvizjet) e armikut.

2. fig. Zbuloj e nxjerr hapur para të gjithëve fytyrën e vërtetë të dikujt, qëllimet e planet e fshehta, pikëpamjet e mendimet e gabuara a armiqësore të tij; nxjerr në shesh anët e dobëta të dikujt a të diçkaje, ia zbuloj fytyrën e vërtetë. Demaskon shoqërinë borgjeze. Demaskuan bashkëpunëtorët e fashizmit. E demaskuan pa mëshirë (keqas).