dekret

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DEKRET m.

Akt i shkruar i një organi të lartë të pushtetit shtetëror ose i kryetarit të shtetit, që ka fuqi ligjore. Dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Dekreti i presidentit. Me dekret mbretëror (perandorak). Dekret emërimi. Dekreti i faljes (i amnistisë). Nxjerr (shpall, boton) një dekret.