dekolte
Appearance
DEKOLTE f.
1. Pjesa e sipërme e një fustani a e një bluze me jakë shumë të hapur, që i lë zbuluar qafën, shpatullat dhe një pjesë të gjoksit; fustan a bluzë që është prerë në këtë mënyrë. Dekolte shumë e hapur (e thellë). Veshur me dekolte.
2. si mb. I prerë me jakë shumë të hapur që i lë të zbuluar qafën, shpatullat dhe një pjesë të gjoksit të asaj që e vesh (për një fustan a bluzë); e veshur me një fustan ose me bluzë që e ka jakën shumë të hapur (për një vajzë a grua). Fustan (bluzë) dekolte.