dekadent
Appearance
DEKADENT mb. libr.
1. Që mbështetet në dekadentizmin dhe ndjek e zbaton pikëpamjet e tij; që ka të bëjë me dekadentizmin, që i përket dekadentizmit, i dekadentizmit. Rrymë dekadente. Art dekadent. Letërsi dekadente. Shkrimtar (poet, artist, piktor) dekadent.
2. si em. ~, ~I m. ~Ë, ~ËT. Ithtar i dekadentizmit, përfaqësues a përkrahës i dekadentizmit. Veprat e dekadentëve.