dehës
Appearance
DEHËS mb.
1. Që të turbullon mendjen e të çon në një gjendje të tillë sa nuk e zotëron dot veten, që të deh (për pijet alkoolike). Pije dehëse. Era dehëse e rakisë.
2. fig. Që të turbullon mendjen, që të çon në një gjendje kënaqësie të madhe shpirtërore saqë harron gjithçka tjetër, që të deh. Aromë dehëse. Kundërmim dehës. Muzikë dehëse. Buzëqeshje dehëse. Premtime dehëse.