Jump to content

defter

Nga Wiktionary

DEFTER m.

1. vjet. Fletore. Defter shkrimi. Defter shënimesh. Defteri i bakallit. Defter xhepi bllok. Fletë defteri. Shkruante në defter. Ua jepte me defter diçka ua jepte pa të holla në dorë, duke e shënuar shumën a mallin në fletore, ua jepte veresie.

2. hist. Regjistër i kadastrës (gjatë pushtimit turk). Defteri i sanxhakut.

3. përmb. bised. Tufë me pesëdhjetë fije letrash cigareje, të lidhura së bashku. Defter duhani. Bleu një defter. Iu mbarua defteri.

  • Defter bakalli keq. shih te BAKALL,~I. Ka dalë nga defteri nuk është më i aftë për punë a për diçka tjetër, nuk është me i zoti; u plak; nuk mund të mbështetemi më tek ai. Hap defterët (e vjetër) edhe keq. ringjall një çështje (zakonisht të pakëndshme), që është mbyllur më parë, rikujton të kaluarën, kujton hesapet a mëritë e vjetra që ka me dikë. E hoqi (e shleu, e fshiu, e shoi) nga defteri dikë a diçka nuk mbështetet më tek ai, nuk ka më shpresë se mund ta ndihmojë, nuk e llogarit më, s'e zë në hesap; nuk e përfill më dikë, nuk kujdeset e nuk bëhet merak më për të. E mbylli defterin (i mbylli defterët) i dha fund një çështjeje, një problemi etj. S'e vë (s'e fut, s'e shtie, s'e ka, s'e shkruan) në defter dikë a diçka edhe poh. s'e përfill dikë a diçka, s'i kushton vëmendje; s'e merr parasysh diçka.