def

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DEF m.

1. Dajre. I bie defit. Shoqëron me def. Kërciste defi.

2. përd. kallëzues. bised. Zhduku, shporru. Def që këtu!

  • E bëri def dikë mospërf. e hoqi qafe dikë, e shporri. Bëhu def! shporru!, largohu menjëherë! Nuk i bën koka def dikujt as që pyet fare, s'do t'ia dijë, është kokëfortë; është kokëkrisur. Ia bëfshin lëkurën def! mallk., thjeshtligj. vdektë!