Jump to content

datëlindje

Nga Wiktionary

DATËLINDJE f.

1. Data e lindjes së një njeriu, e cila zakonisht shënohet në letërnjoftimin e tij a në ndonjë dokument tjetër; festa që bëhet në familje a në një kolektiv me këtë rast. Datëlindja e vajzës (e djalit). Janë të një datëlindjeje. I ç'datëlindjeje je? I festuan (festoi) datëlindjen. Ishin në një datëlindje.

2. Data e krijimit a e themelimit të një organizate, të një ndërmarrjeje, të një institucioni etj. Datëlindja e organizatës (e ndërmarrjes).

3. përmb. usht. Ata që kanë lindur në të njëjtin vit dhe thirren për të kryer shërbimin ushtarak në një kohë të caktuar. U thirrën dy datëlindje. Këtë datëlindje nuk e thirrën sivjet.