Jump to content

darkë

Nga Wiktionary

DARKË f.

1. Ushqimi që hamë në mbrëmje; e ngrëna e mbrëmjes; koha kur hamë ushqimin në mbrëmje. Darkë e lehtë (e rëndë). Në darkë. Para (pas) darke. Gjatë darkës. Darkë për darkë çdo darkë. Ha darkë. Gatuaj (shtroj) darkën. I sjell (i çoj) darkën. Fjeti (mbeti) pa darkë. Marr (thërres, ftoj) për darkë. Erdhi për darkë.

2. Gosti që shtrohet në mbrëmje për nder të dikujt a në ndonjë rast të veçantë. Darkë zyrtare. Darkë madhështore. Darkë lamtumire. Darka e nuses (e dhëndrit). Shtroi (dha) një darkë.

3. Koha pasi perëndon dielli; mbrëmje. Në darkë vonë. Në orën dhjetë të darkës. U bë darkë. Erdhi darka. Vinin darkave për të bisedar. E zuri darka në rrugë.

4. vjet. Mbrëmja para një feste fetare. Darka e pashkëve (e bajramit).

  • Darkë për kokën e darkës darkë e pasur, me të ngrëna e të pira të shumta. S'kishte ç't'i hante miu pas darke shih te MI,~U. S'kishte as një darkë bukë kishte mbetur pothuajse fare pa bukë a pa miell. Ku e zë dreka se zë darka shih te DREKË,~A. Ç'pështyn në mëngjes, e lëpin në darkë shih te LËPIJ.