damar

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DAMAR m.

1. anat. Çdonjëri nga gypat, nëpër të cilët qarkullon gjaku në trupin e njeriut a të kafshëve; rremb. Damarët e gjakut. Damari i qafës. Damari i ballit. Duar me damarë. Iu frynë damarët. Preu damarët. I bënë një gjilpërë në damar.

2. bot. Çdonjëri nga gypat, nëpër të cilët kalojnë lëndët ushqyese në trupin e bimës, në gjethet etj. Damarë kryesorë. Damarët e drurit (e gjethes). Iu thanë damarët. I ka ngrënë krimbi damarët.

3. zakon. Vija të degëzuara në mermer etj. që u ngjajnë degëzimeve të gypave të gjakut të shtazët a të gypave ushqyes te bimët. Mermer (gur, shkëmb) me damarë.

4. gjeol. Shtresë e nëntokës, zakonisht e hollë, që përmban një mineral të dobishëm etj.; vijë a rremb uji që kalon nën tokë. Damar i nëndheshëm (i thellë). Damar shkëmbor. Damar qymyrguri (floriri, bakri). Damari i ujit. Damarët e tokës. Ranë në damar. Gjetën një damar të pasur. U mbyll ky damar. Ku e ka damarin ky burim?

5. bised. Plasë, e çarë që bëhet në një send të ngurtë. Mori damar. U bë tërë damarë.

6. tek. Secili nga telat e kabllos. Damar përcjellës.

7. fig. Lidhje farefisnie a gjaku; diçka që e mban të lidhur njeriun me një mjedis të caktuar shoqëror; tipar që përcaktohet nga një lidhje e tillë, rremb. Damari i fisit. Damar miqësie. Nuk ka damar nga ai fis. E ka një damar nga fshati.

8. fig. bised. Burim; arterie. Damar kryesor. Damarët e ekonomisë. Damarët e Republikës. Hapën damarë të rinj. Thashethemet kanë damarë të vjetër.

9. fig. Aftësi a prirje natyrore, dhunti e lindur, dell. Damar poetik. E ka një damar për muzikë.

10. fig. Tekë; trill. Njeri me damar. Punon me damar. I hipi (i kërceu) damari iu tek, i hipi në kokë.

11. fig. Gjendje shpirtërore e dikujt në një çast të caktuar. Është në damar të mirë. E gjeti në damar të keq. I gjeti damarin i gjeti pikën e ndjeshme dhe e bëri për vete.

  • I kërcen (i hipi, iu ndez, iu ngrit, e zuri) damari u inatos, u zemërua, mori inat menjëherë. I zbriti (i ra) damari i ra zemërimi, u zbut. I ka plasur damari (delli) i ballit (i marres) keq. nuk ka më turp nga asgjë, është bërë i paturpshëm, i ka plasur cipa. E ka një damar (dell) marrëzie (marrie) është pak si i marrë, është ca kokëkrisur.