damë

Nga Wiktionary

DAMË I f.

Lojë me tridhjetë e dy gurë (gjashtëmbëdhjetë të bardhë e gjashtëmbëdhjetë të zinj), që luhet nga dy veta mbi një pllakë druri etj., të ndarë në gjashtëdhjetë e katër katrorë të barabartë, ku gurët mund të lëvizin vetëm në vijë të drejtë; pllaka prej druri etj. dhe gurët që shërbejnë për këtë lojë. Gurët e damës. Tabela e damës. Luajnë damë. Bleu një damë.


DAMË II f.

1. vjet. Grua e martuar, zonjë. Damë plakë. Damë shoqërimi.

2. Grua a vajzë që vallëzon me një kavalier. E ndërroi damën. Kërceu me të gjitha damat. Damat në fuqi!

3. shah. Mbretëresha në lojën e shahut. Dama e bardhë (e zezë). I mori damën. Ndërruan damat.

4. Një nga figurat kryesore në lojërat me letra që paraqet një grua; letra me këtë figurë; çupë. Damë kupë (spathi). Hodhi damën.