dal

Nga Wiktionary

DAL jokal.

1. Shkoj nga një vend i mbyllur, i rrethuar etj. jashtë tij, duke i kapërcyer caqet e tij; shkoj nga brenda jashtë; largohem përgjithmonë a përkohësisht nga një vend ku kam qenë, nga një mjedis i caktuar ose nga radhët e një kolektivi; kund. hyj. Dal nga shtëpia (nga dhoma, nga çadra, nga zyra, nga fabrika, nga miniera). Dal nga autobusi. Dal nga qyteti (nga fshati). Dal nga deti. Doli nga pylli. Doli nga vatha (nga stalla). Doli nga strofulli (nga vrima, nga shpella). Doli nga streha (nga hija). Dal nga rreshti (nga radha). Uji (gazi) del me forcë (me shpejtësi) nga gypi. Tymi del nga oxhaku. Çeta doli nga rrethimi. Dalim nga puna (nga zyra) në orën dy. Nxënësit dolën nga shkolla. Dolëm vonë nga mbledhja. Bëj (marr) të dal.

2. Shkoj në një vend zakonisht të hapur, lë një vend e shkoj në një vend tjetër me një synim të caktuar; vete në një vend e qëndroj atje ose lëviz nëpër të për të mbaruar një punë; vete e zë vend diku. Dal shëtitje (rrugëve, fushave). Dolën malit. Dal nëpër ara. Dal në pazar. Dal për gjah. Dal me shërbim. Nuk para del. Dilte çdo mbrëmje. Dolën patrullë. Dal në lundrim (në det të hapur). Dal në punë. Dal në krye (në ballë). Doli te burri u martua.

3. vet. veta III. Buron nga diçka; vjen jashtë nga një send ose duke u shkëputur prej tij; përhapet; rrezatohet. I dolën jargë nga goja. I dolën djersët (lotët). Po del tym. I del avull nga trupi. Dalin shkëndija. Del dritë. Del një erë e mirë.

4. vet. veta III. Shfaqet e duket; lind. Doli dielli (hëna). Doli drita. Dolën xixëllonjat.

5. Ndeshem a piqem me dikë, vete ta takoj, ta pres etj.; vete diku për një qëllim të caktuar; paraqitem para dikujt; dukem diku ka me shohin të gjithë; paraqitem. Doli para gjyqit (në gjyq). Doli para spektatorëve (para kolektivit). I doli përpara të birit. I doli përpara makinës. Doli në skenë (në televizor). I doli një ujk. I doli në pritë. Na doli përpara papritur. Doli ta priste (ta përcillte). Nga na dole kështu?

6. vet. veta III. Më vjen përpara, ndeshem me të; shfaqet (edhe fig.). Na doli një punë. U doli një vështirësi (një pengesë, një e papritur). Na dolën ca telashe. I doli në ëndërr. Më del para syve e kaluara...

7. vet. veta III. Shkëputet e largohet diçka nga vendi i vet, hiqet nga vendi ku është futur a është mbërthyer, ikën. I doli rrota qerres (karrocës, biçikletës, makinës). I doli vida (timoni, doreza). I doli bishti sëpatës (lopatës). I doli pyka (gozhda). Doli dera (dritarja) nga vendi. Doli peri nga gjilpëra. Dolën shtizat nga sythat.

8. edhe fig. Kapërcej kufijtë e zakonshëm, nuk përmbahem brenda caqeve të caktuara, zgjerohem, shtrihem; vet. veta III vërshon; shmanget. Doli nga rruga. Doli treni nga binarët. Doli topi nga fusha. sport. Doli lumi nga shtrati. Guri del pak jashtë (nga vendi). I kanë dalë kockat (mollëzat). Doli nga tema (nga rendi i ditës). Doli përtej caqeve të diçkaje. Del jashtë mundësive (të drejtave) tona.

9. vet. veta III. Prishet, shkëputet e bie nga vendi i vet; ikën diçka, humbet, nuk është më ose bëhet më e dobët, nuk e ka më forcën e mëparshme; zbehet. I doli boja tryezës. I doli kallai enës. I doli fundi kusisë. I doli ngjyra (boja) basmës (fustanit, murit). I doli shija (lezeti). I doli era.

10. vet. veta III. Zbulohet e duket diçka, pasi i është hequr ose është grisur ajo që e mbulonte a e fshihte (edhe fig.). I doli tabani tokës. I dolën themelet shtëpisë. I dolën gjunjët (bërrylat, gishtërinjtë). Doli e vërteta në shesh.

11. vet. veta III. Mbin, rritet a shfaqet diçka; duket, shpërthen; më shfaqet (një sëmundje etj.). Doli gruri. (misri). Ka dalë bari. Dolën sythat. I dolën dhëmbët (flokët). I doli mjekra. I dolën thinjat. I doli një xhungë (një i thatë). I doli verdhëza. bised. I ka dalë lija. bised.

12. vet. veta III bised. Mbaron, përfundon; ikën. Doli dimri (janari). Doli kisha (mesha). fet.

13. Shkëput lidhjet me të tjerët; iki nga një organizatë, nga një lidhje etj.; largohem nga një punë, nga një lojë etj.; lë. Doli nga organizata. Doli nga Lidhja (nga Traktati). Dal nga loja (nga gara). Doli nga puna. Doli nga lufta (nga beteja). Doli me vete u veçua, u shkëput.

14. vet. veta III (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më ikën, më largohet, nuk e kam më; nuk është më (edhe fig.). I doli inati (zemërimi). I doli gjumi. I doli pija (rakia). I doli narkoza. I doli frika. I doli kripa e humbi lezetin. Doli nga moda. Doli nga përdorimi (nga qarkullimi). Më doli nga mendja (nga koka) e harrova.

15. edhe fig. Shpëtoj nga një gjendje e vështirë, e kapërcej diçka të keqe, një rrezik etj. Dolën nga rreziku. Doli nga kurthi. Dolëm nga prapambetja. Doli nga kllapia. Dolëm nga dimri. Nuk del nga kriza.

16. vet. veta III fig. Nuk mbetet diçka e fshehtë a vetëm në një rreth të mbyllur, por bëhet e njohur edhe për të tjerë; përhapet. Doli e fshehta (sekreti). I doli gënjeshtra (rrena) sheshit. I dolën të palarat. Doli lajmi anembanë. I doli nami për të mirë (për të keq). Doli fjala e morën vesh të gjithë. Doli fjala nga dhëmballa, e merr vesh e gjithë mëhalla. fj. u.

17. vet. veta III. E ka burimin, buron, rrjedh (për lumenjtë etj.); vjen (edhe fig.). Drini i Zi del nga Liqeni i Pogradecit. Doli naftë (ujë). Lajmi ka dalë nga burime të sigurta. Urimi i del nga zemra.

18. vet. veta III. Nxirret, merret prej...; formohet; është prodhim i dikujt, prodhohet. Vaji del nga ulliri (nga lulja e diellit). Nga vezët dalin vemjet. Uji del nga bashkimi i hidrogjenit me oksigjenin. Ky motor ka dalë nga duart e punëtorëve tonë. Sapo doli nga fabrika.

19. fig. Kam prejardhjen shoqërore, vij nga një shtresë a klasë shoqërore, rrjedh. Ka dalë nga gjiri i popullit (i klasës punëtore).

20. vet. veta III. Botohet; shpallet; vihet në shitje, në qarkullim etj. Doli një roman i ri. Doli gazeta. Doli vendimi (urdhri). Dolën domatet (portokajtë).

21. vet. veta III edhe fig. Vjen si përfundim i diçkaje, vjen si pasojë, si rrjedhim a si rezultat; rrjedh; paraqitet. Del si përfundim (si pasojë, si rrjedhim) i veprimit të tij. Del e nevojshme (e domosdoshme). Tashti del në plan të parë ... Doli ndryshe puna. Prej kësaj del se ... S'doli gjë ajo fjalë. S'del gjë prej asaj pune (nga ai njeri). Nga kërkimet s'doli ndonjë gjë e re. S'të del mundimi përfitimi është më i vogël nga puna a nga përpjekjet që bën. Shiko, se s'të del mirë pastaj!

22. vet. veta III fig. Vjen në një përfundim, gjen zgjidhjen që kërkohet a që dëshirohet, përfundon; zgjidhet. Përfundimi doli mirë. S'i dolën llogaritë. Na doli numër i madh. Ushtrimi nuk del nuk zgjidhet.

23. edhe fig. Arrij në një përfundim të caktuar; bie a vij në një gjendje (të mirë a të keqe). Dal faqebardhë. Doli fitues (fitimtar). Doli i pari. Dolën barabar. Doli i mundur. Doli mirë (keq). Si dole? Doli i pafajshëm. Doli me humbje (deficit). Daltë për mirë! ur. Doli në selamet. bised. Doli në lirim. vjet. u lirua nga shërbimi ushtarak. Dal në pension shkëput përgjithnjë marrëdhëniet me qendrën e punës me të drejtë pensioni.

24. fig. Jam i aftë të përballoj a të kryej një punë, një detyrë etj.; e kryej mirë një punë duke kapërcyer pengesa e vështirësi; jam i zoti e i aftë ta kundërshtoj, ta mposht a ta mund dikë; mund t'ia kaloj dikujt; mund t'i vihem përballë a të ballafaqohem me dikë në një punë etj. Ia doli në krye (mbanë). Ia doli deri në fund. A ia del dot asaj pune? S'ka njeri që t'ia dalë. S'ia del dot me fjalë (me të keq).

25. edhe fig. Fitoj një profesion, pasi kam kryer një shkollë dhe kam përvetësuar dije e shprehi të caktuara; bëhem, arrij të jem. Doli inxhinier (mjek). Doli teknik i mesëm.

26. edhe fig. Ia hyj diçkaje ose shkoj diku me vullnetin tim; marr përsipër të bëj diçka. Doli partizan. Dolën vullnetarë. Doli i pari për në aksion. Doli dëshmitar (dorëzanë). Doli kundër dikujt a diçkaje. I del krah dikujt e përkrah, e mbron.

27. fig. E tregoj veten se ç'njeri jam, më dalin në shesh të mirat a të këqijat që kam nëpërmjet sjelljes e punës sime. Doli njeri i mirë (i keq). Doli i zoti (trim, burrë i mirë). Doli i pabesë (tradhtar, batakçi).

28. vet. veta III. Duket si është pasi provohet a pasi kontrollohet diçka. Pjepri doli i ëmbël. Arra doli fyçkë. Veza doli e prishur. Ura doli e shëndoshë. Kali doli i fortë (zevzek).

29. vet. veta III. Është i mjaftueshëm, mjafton, arrin. Del për një fustan (për një bluzë). Del edhe një jelek. S'i dolën paratë. Nuk më del koha. Mezi u dilte për të ngrënë. A na del mielli? Në mos del, tepron. shak. do të bëjmë si do të bëjmë, të mos qahemi.

30. vet. veta III. E ka drejtimin diku, të nxjerr a të çon në një vend a në një drejtim të caktuar. Shkallët dalin në kopsht. Kjo rrugë del në sheshin qendror.

31. vet. veta III fig. Bëhet ashtu siç mendohej a parashikohej, vërtetohet; kryhet. I doli fjala. Do që t'i dalë e vetja. Ëndrrat nuk dalin.

32. fig. Kam një qëllim të caktuar, synoj diku; qëlloj. Ku do të dalësh? Prit, se aty do të dal!

33. vet. veta III fig. I jepet a i caktohet dikujt diçka (një mundësi, një e drejtë, një rast etj.), i shfaqet mundësia për diçka. I doli bursa (e drejta e studimit). I doli emërimi. I doli fati vajzës. vjet. u fejua e u martua.

34. kal. bised. Kapërcej, kaloj; përshkoj. Doli lumin. Doli pragun.

35. Pavet. sipas kuptimeve 1, 2, 4, 5, 13, 15, 23-26. Këtej nuk dilet. Dilet lehtë. Do t'i dilet mbanë edhe kësaj pune. Nuk i dilet përpara.

  • Doli nga ama shih tek AM/Ë,~A I. Dal (e nxjerr) në anë shih tek AN/Ë,~A I. Më doli asi shih tek AS,~I I. Doli (u ngrit) nga balta shih te BALT/Ë, ~A. I ka dalë (i ka mbirë) bari (në faqe, në sy) shih te BAR,~I I. Ka dalë nga binarët shih te BINAR,~I. I doli boja keq. shih te BOJ/Ë,~A I. Doli (u bë) bollë një punë shih te BOLL/Ë,~A. I doli borxhit (hakut, nga borxhi) dikujt shih te BORXH, ~I. Dal në breg shih te BREG,~U. Dolëm në breg shih te BREG,~U. I doli cifundi diçkaje shih te CIFUND,~I. I doli çika diçkaje shih te ÇIK/Ë, ~A I. Doli çirak edhe iron. shih te ÇIRAK,~U I. I doli dardhë diçka shih te DARDH/Ë,~A. Do t'i dalin dardhat dikujt shih te DARDH/Ë,~A. Ka dalë nga defteri shih te DEFTER,~I. Doli (hyri) nga deriçka shih te DERIÇK/Ë,~A. Doli në diell shih te DIELL,~I. Më doli nga dora (dorë, duarsh) shih te DOR/Ë,~A. Doli në dritë shih te DRIT/Ë,~A. S'i kanë dalë (ende, akoma) dhëmbët mospërf. shih te DHËMB,~I. I doli emri shih tek EM/ER,~RI. Doli në faqe shih te FAQ/E,~JA. I doli në faqe shih te FAQ/E,~JA. Ka dalë fare shih te FAR/Ë,~A. Doli (iku, kaloi) nga faza thjeshtligj. shih te FAZ/Ë,~A. Si do t'i dalë (si do t'i vejë, si do t'i shkojë) filli dikujt a diçkaje shih te FILL,~I. I doli nga fjala (fjale) dikujt nuk e mbajti premtimin a zotimin, e gënjeu. I doli flaka diçkaje shih te FLAK/Ë,~A. I dolën krahë (fletë) shih te KRAH,~U. Dal në fotografi fotografohem. I ka dalë fryma diçkaje shih te FRYM/Ë,~A. I doli shpirti (fryma, xhani) dikujt shih te SHPIRT,~I. I doli në frymë dikujt shih te FRYM/Ë,~A. I kanë dalë fulqinjtë shih te FULQI,~RI. I doli fundi diçkaje shih te FUND,~I. I doli në fund diçkaje shih te FUND,~I. Del për fushe (në fushë) shih te FUSH/Ë,~A. Më doli gorricë diçka shih te GORRIC/Ë,~A. I doli (iu shqye) gurmazi (zëri) shih te SHQYHEM. I doli gjuha (një pëllëmbë, një pash) shih te GJUH/Ë,~A I. Doli hardall diçka shih te HARDALL,~I. Nuk i dilte hesapi

a) nuk kishte mundësi të blinte a të bënte diçka;

b) nuk e përballonte dot jetesën, s'kishte të ardhura të mjaftueshme. I doli për hundësh (aga hundët) diçka shih te HUND/Ë,~A. Hëngri sa i doli për hundësh (nga hundët) shih te HUND/Ë,~A. I doli huq (shterpë) nuk u bë siç e kishte menduar, nuk iu plotësuan shpresat e dëshirat; s'i shkoi fjala. I doli içi diçkaje shih tek IÇ,~I. Dal jashtë euf. shih te JASHTË. Del në jetë rritet e është në gjendje të punojë e të jetojë me vete, mund të jetojë me djersën e vet, nuk ka me nevojë që të kujdeset njeri për të. I doli kallaji dikujt a diçkaje shih te KALLAJ,~I. Doli kallp shih te KALLP,~I. I doli keq shih te KEQ. Më dolën (më ranë) këmbët shih te KËMB/Ë,~A. I doli kësmeti shih te KËSMET,~I. I kanë dalë kockat shih te KOCK/Ë,~A. Nuk i doli në kut shih te KUT,~I. Doli linjës shih te LINJ/Ë,~A I. Doli nga loja shih te LOJ/Ë,~A I. I doli lotaria shih te LOTARI,~A. I doli lyç diçka shih te LYÇ. I doli llapa shih te LLAP/Ë,~A. Doli mendsh u çmend. Më doli mjekra (më dolën thinjat) duke pritur shih te MJEK/ËR,~RA. Doli nga mosha nuk e kap ajo moshë, e kaloi moshën; u plak. Doli në orbitë libr. shih tek ORBIT/Ë,~A. I dal përpara diçkaje marr masa më përpara që të mos ndodhë një e keqe ose që t'i shmangem një të keqeje. I dal përpara dikujt ia mirëpres një kërkesë dhe e përkrah. Çfarë i del përpara pa i zgjedhur, mbarë, çdo gjë që i sjell rasti; gjithçka. Doli puplash dikush shih te PUP/ËL, ~LA. I dolën puplat (pendët) dikujt shih te PUP/ËL, ~LA. S'i kanë dalë (ende) puplat shih te PUP/ËL,~LA. Doli pushkë (mina) shih te PUSHK/Ë,~A. Del (të nxjerr) po në atë (në një) qafë shih te QAF/Ë,~A. I ka dalë nga qejfi dikujt shih te QEJF,~I. Ka dalë (prej) qemerit dikush shih te QEMER,~I. Doli rruge (nga rruga) shih te RRUG/Ë,~A. I dolën sytë shih te SY,~RI. I dalshin sytë! mallk. u verboftë, i plaçin sytë! Del në shesh (në mejdan) shih te SHESH, ~I. I doli në shteg dikujt i dha rast dikujt që ta godasë e ta sulmojë ose të nxjerrë një përfitim. Doli shyt shih te SHYT. I dolën (i plasën) trutë shih tek TRU,~RI. I dalshin trutë! mallk. shih tek TRU,~RI. I doli tymi (era) diçkaje shih tek TYM,~I. Tym të dalë! (tymi le t'i dalë!) të dalë si të dalë, të bëhet si të bëhet, copë të bëhet! Sapo ka dalë nga shpërgënjtë mospërf. shih te SHPARG/ËR,~RI. Doli udhe (nga udha) shih Doli rruge (nga rruga) te RRUG/Ë,~A. Doli mbi ujë shih tek UJ/Ë,~I. S'i del (s'i shkon) as në vesh shih te VESH,~I. Del (vjen, kuptohet) vetvetiu (vetiu) shih te VETVETIU. S'del yndyrë nga dikush shih tek YNDYR/Ë,~A. Doli yst shih tek YST,~I. Më doli nga zemra shih te ZEM/ËR,~RA. I dal (për) zot shih te ZOT,~I a. Hyjmë e dalim me dikë shih te HYJ. Si hyri doli dikush shih te HYJ. Të dalë ku të dalë! të bëhet ç'të bëhet, le të ndodhë çfarë të dojë (kur dikush vendos të bëjë diçka që mund të ketë pasoja jo të mira). Del në pah shih te PAH. Doli mbi të tjerët fitoi, doli i pari, ua kaloi të tjerëve. Del si boshti para furkës shih te BOSHT,~I. I dalin (i shkojnë, i bien, e mbulojnë) djersë të ftohta shih te FTOHTË (i, e). I doli djersa në lug shih te LUG, ~U. I dolën djersët e mortjes (e vdekjes) shih te MORTJ/E,~A. Doli me faqe të bardhë shih te BARDHË (i,e). Doli si fanti spathi shih te FANT,~I. Ka dalë fjala në pazar shih te PAZAR,~I. Doli me flamur të hapur shih te HAPUR (i, e). I doli fundi i shpuar shih te FUND,~I. Dolën (erdhën) gisht pas gishti shih te GISHT,~I. I ka dalë gjel kaproll një pune e shih te GJEL,~I. S'del gjë nga guri shih te GUR,~I. S'i del gjë prej thonjve shih te THUA, THOI. Ka nisur t'i dalë gjuha (po e nxjerr gjuhën) shih te GJUH/Ë,~A I. I doli kapuç me mëngë shih te KAPUÇ,~I. I daltë hithra në vatër! mallk. shih te HITH/ËR,~RA. Doli me këpucë të kuqe dikush iron. shih te KUQ (i), ~E (e). I dolën (iu zbuluan) lakrat lakrorit shih te LAK/ËR,~RA. I doli (i erdhi) lepuri në shteg shih te SHTEG,~U. Doli lugë e larë shih te LARË (i, e). Doli mendje mbi mendje tall. shih te MENDJ/E,~A. S'ka dalë jashtë mureve të shtëpisë (të zyrës) shih te MUR,~I. I doli puna shtupë shih te SHTUP/Ë, ~A. Më dolën qime të bardha shih te BARDHË (i, e). I doli qumështi i nënës dikujt shih te QUMËSHT, ~I. I ka dalë qumështi mbi përshesh dikujt shih te QUMËSHT,~-I. I dolën sytë nga vendi (jashtë) shih te SY,~RI. I dolën sytë dokërr shih te DOK/ËRR, ~RRA. Shkëndijat (shkëndijëzat) dalin në maj fj. u. shih te SHKËNDIJ/Ë,~A. I doli shkumë nga goja shih te SHKUM/Ë,~A. I del tym (flakë, zjarr) nga koka shih tek TYM,~I. I doli ujë i zi diçkaje shih tek UJ/Ë,~I. S'del vaj nga guri fj. u. shih te VAJ,~4. Del (nëpër) vrimë të gjilpërës shih te GJILPËR/Ë, ~A. I dolën zorrët (përjashta) shih te ZORR/Ë,~A. S'del dhjamë nga pleshti fj. u. përçm. shih te DHJAM/Ë, ~I. Del si mëzi para pelës tall. shih te MËZ,~I. Këtej i hyri, këtej i doli mospërf. shih te HYJ. I hyn në një vesh e i del nga tjetri (nga një vesh i hyn, aga tjetri i del) mospërf. shih te HYJ. S'i ka dalë (s'i ka djersitur) ende (mirë) mustaqja shih te DJERSIT. S'ka dalë ende nga lëvozhga e vezës (nga veza) mospërf. shih te VEZ/Ë,~A. E kthen barkon nga del dielli përçm. shih te KTHEJ. Hyr e dil e tund peshqirin mospërf. shih te HYJ. Hyri mish e doli peshk mospërf. shih te MISH,~I. Hyn në pus e del pa u lagur shih te PUS,~I. Doli prej vllajës e ra në prush shih te VLLAJ/Ë,~A. Hyri në këtë derë, doli në atë derë shih te DER/Ë,~A. Mbolli bostan e i dolën kastraveca iron. shih te MBJELL. Mbolli thekër e i doli grurë dikujt shih te MBJELL. Bleu qen e i doli këlysh shih te KËLYSH,~I. I kanë dalë mendtë mbi bishtaleca keq. shih te BISHTALEC,~I. Lëshon hije pa dalë dielli mospërf. shih te HIJ/E,~A. I doli huri në majë të kokës shih te HU,~RI. Hyri (shkoi) shul e doli (erdhi) lloz shih te SHUL,~I. Shkoi (vajti) për lesh e doli (u kthye, erdhi) i qethur fj. u. iron. shih te LESH,~I. Më mirë të të dalë syri sesa nami fj.u. shih te SY,~RI. Hesapi i shtëpisë nuk del në pazar fj.u. shih te HESAP,~I. S'dalin dy lëkurë nga një dele (nga një berr) fj. u. shih te LËKUR/Ë,~A 1.