Jump to content

dajak

Nga Wiktionary

DAJAK m.

1. Shkop i gjatë e i trashë; shkop që zakonisht përdoret për të goditur ose për të rrahur diçka a dikë; hu. Dajaku i gardhit. Dajaku i fasuleve. Shinë grurin me dajak. I ra (e rrahu) me dajak.

2. fig. bised. Goditje, rrahje me shkop; dru, kopaçe. Hëngri dajak. Kërkon dajak. E shtroi në dajak. I dha një dajak të mirë.

3. fig. bised. Qortim i rëndë, kritikë e fortë, goditje e rëndë; dru. I dhanë dajak (hëngri dajak) në mbledhje. Hëngri dajak nga kundërshtari u mund keqas.

  • I vuri dajakun dikujt shih te VË. Me shajak e me dajak shih te SHAJAK,~U.