Jump to content

dafinë

Nga Wiktionary

DAFINË f.

1. bot. Dru a shkurre që rritet në vendet mesdhetare, me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme, që bën kokrra të vogla me ngjyrë të errët; lar. Dafinë fletëgjerë (fletëngushtë). Druri i dafinës. Degë (fletë, gjethe) dafine. Pyll dafinash.

2. Degë me gjethe nga ky dru; gjethet e kësaj bime, që përdoren në mjekësi etj. dhe si erëza për gjellë. Vaj dafine. Erë dafine. Kurorë dafine kurorë prej degëve të dafinës si simbol i fitores dhe i lavdisë. Zbukuroj (stolis) me dafina. I hedh dafinë gjellës. Tavë peshku me dafinë.

3. vet. fig. Degë nga kjo bimë ose kurorë me degë të tilla, që mbahet si simbol i fitores dhe i lavdisë. Dafinat e fitores.

  • Fle (prehet, e ka zënë gjumi) mbi dafina ka rënë në qetësi e është shkujdesur pas arritjes së një suksesi, të një fitoreje etj., është vetëkënaqur, ia ka marrë mendtë lavdia dhe nuk punon e nuk lufton më tej. Dafinë deti bot. landër. E diela e dafinave (e larit, e luleve) fet., vjet. e diela një javë para pashkëve.