Jump to content

dënoj

Nga Wiktionary

DËNOJ kal.

1. E quaj dikë fajtor për një krim a faj dhe i jap një masë ndëshkimore me vendim gjyqi. E dënuan fajtorin (kriminelin, keqbërësin). E dënoi rëndë (ashpër). E dënuan për vjedhje (për vrasje, për tradhti). E dënuan në mungesë. E dënuan me dhjetë vjet burg.

2. I jap një masë ndëshkimore dikujt që është sjellë keq, që ka bërë një gabim ose për një shkelje të rregullave a të kërkesave, të moralit shoqëror etj.; ndëshkoj. E dënoi fëmijën (nxënësin). E dënoi i ati (e ëma). E dënoi kolektivi.

3. Shprehem e mbaj qëndrim kundër një veprimi të pamoralshëm, një sjelljeje të keqe ose një veprimtarie të ulët të dikujt; shprehem kundër diçkaje, nuk e miratoj dhe e shpall si gabim, si faj a si krim. Dënojmë imperializmin. Dënojmë kolonializmin (agresionin, provokacionet). Dënuan punën armiqësore. Dënojmë burokratizmin (liberalizmin, konservatorizmin). Dënuan zakonet prapanike. E dënuan njëzëri.

4. vet. veta III. E ndalon, nuk e quan të drejtë a të mirë dhe nuk e pranon e nuk e lejon. E dënon ligji. E dënonte zakoni (kanuni).

5. vet. veta III fig. Bën që dikush të vuajë një të keqe a një fatkeqësi. E ka dënuar sëmundja.

6. edhe jokal. krahin. Pakësoj, shteroj; vet. veta III pakësohet, shteron. Ia dënoi ujin. I dënoi qumështin. I dënoi barrën kalit. Ky krua as nuk shton, as nuk dënon.

7. krahin. Ngas, nis, cenoj, prek (një gjellë). Mos e dëno gjellën!