dëmtoj

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

DËMTOJ kal.

I sjell a i shkaktoj dëm dikujt a diçkaje, i bëj dëm; e prish a e çoj dëm diçka; bëj dëme; prish, shkatërroj. Dëmtoj armikun. Dëmton shëndetin. Dëmton shoqërinë. Dëmton punën (cilësinë, planin). E dëmtoi rëndë (shumë). E dëmtoi fizikisht (materialisht, ekonomikisht). I dëmtoi lufta. I dëmtoi shiu (breshri, era, vrugu, thatësira, ngrica) të lashtat (bimët, pemët, perimet). Duhani (alkooli, dhjami i tepërt) të dëmton. Bagëtia dëmtoi arat. Dëmtoi shtëpinë (makinën). Dëmtoi pronën socialiste. Dëmtoi rrugën.