dëmshëm
Appearance
DËMSHËM mb.
1. Që dëmton organizmin e njerëzve a të kafshëve ose bimët; që prish shëndetin; kund. i dobishëm. Pije të dëmshme. Klimë e dëmshme. Është i dëmshëm për shëndetin (për njerëzit, për kafshët, për bimët).
2. Që shkakton dëme, dëmtues (zakonisht për kafshët, për bimët e për dukuritë e natyrës); kund. i dobishëm. Kafshë të dëmshme. Bimë të dëmshme. Shi i dëmshëm. Erë e dëmshme. Është i dëmshëm për bujqësinë (për blegtorinë).
3. Që i sjell pasoja të këqija shoqërisë. Zakon i dëmshëm. Veprim i dëmshëm. Pikëpamje (koncepte) të dëmshme. Është i dëmshëm për shoqërinë.