dëgjuar
Appearance
DËGJUAR as.
1. Njëra nga të pesë shqisat; mundësia dhe aftësia për të kapur tingujt me anë të veshit; dëgjim. Organet e të dëgjuarit. Me anë të të dëgjuarit.
2. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DËGJOJ, DËGJOHEM.
DËGJUAR mb.
1. Që është thënë më parë dhe e kemi dëgjuar; që e njohim dhe e dimë tashmë (për një fjalë, një lajm etj.). Fjalë e dëgjuar. Këngë e dëgjuar. Histori e dëgjuar. Emër (llagap) i dëgjuar.
2. Që është bërë shumë i njohur, që ka fituar emër, i famshëm (për një njeri, një institucion, një vend etj.). Njeri i dëgjuar. Shkrimtar (artist) i dëgjuar. Vend i dëgjuar. U bë i dëgjuar.
3. shih DËGJUESH/ËM (i), ~ME (e) 2. Djalë i dëgjuar. Vajzë e dëgjuar.