dëgjim

Nga Wiktionary

DËGJIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DËGJOJ, DËGJOHEM. Dëgjimi i radios (i lajmeve). Dëgjimi i dëshmitarëve. Dëgjimi i zërit të masës.

2. Aftësia e njeriut a e kafshës për të dëgjuar; të dëgjuarit. Dëgjim i mprehtë (i lartë). Organi i dëgjimit veshi. Nervi i dëgjimit. Aparat dëgjimi. Humbi dëgjimin. Pengon dëgjimin. Me anë të dëgjimit.