Jump to content

dëftesë

Nga Wiktionary

DËFTESË f.

1. Shkresë, që i lëshojmë dikujt për të vërtetuar se i kemi marrë diçka ose për të vërtetuar se ai ka paguar a ka dhënë diçka; vërtetim. Dëftesë pagese. I jep (i lëshon, i merr) një dëftesë. Ia dha me dëftesë.

2. Dokument zyrtar që i lëshohet një nxënësi nga shkolla, ku shënohen klasa që ka kryer, notat që ka marrë në lëndët e ndryshme, vlerësimi për sjelljen e tij etj. Dëftesë shkollore. Dëftesa e pjekurisë dëftesa që i lëshohet nxënësit kur kryen klasën e fundit të shkollës së mesme. Dëftesë vjetore.