Lamë

Nga Wiktionary

LAMË, LAMA , sinonim për sinak, sinaku : në të folme të Shqipërisë veriore, Kosovës, Malit të Zi : 1. Në bashkësi familjare fshati - vend i destinuar për deponim të korrave vjetore; shko te lama, ka hy lopa në lamë, shko dhe nxjerre prej lamës; 2. Me kuptim të barturë, të folur alegorik, lamë , llugë, për të qitë diçka, dikën, prej një rregulli, rendi: e ke bërë vendin lamë, nuk lejoj të ma bëni shtëpinë lamë; 3. Darka e lamës - darka tradicionale e të korrave vjeshtore, e shtruar për të festuar vitin e bereqetshëm, korrat vjeshtore, punën e kryer gjatë vitit;'