GDHE

Nga Wiktionary

GDHE I m.

1. Nyell i fortë në trungun a në degët e një druri. Gdheri i pishës. Dru me gdhe. Shkop me gdhenj. Dërrasë me gdhe.

2. fig. Njeri i trashë nga mendja, njeri i pagdhendur; njeri që s'merr vesh çfarë i thonë, kokëfortë.

  • E ka kokën gdhe është shumë kokëfortë, nuk ha fjalë e arsye.


GDHE II m.

Pisha e zezë, borigë. Dërrasë gdheri.