ënjtem
Appearance
ËNJTEM vetv.
- 1. Me fryhet trupi a një pjesë e tij (për shkak të një sëmundjeje, nga një goditje etj.); kund. çënjtem. Ishte ënjtur i tëri. M'u ënjt dora (syri, këmba).
- 2. bised. Fryhem, ngopem jashtë masës. U ënjt së ngrëni (së piri).
- 3. fig. bised. Mërzitem a shqetësohem shumë; hidhërohem shumë; lodhem shumë, këputem. M'u ënjt zemra. U ënjt së qari qau shumë. U ënjt së thirruri (së punuari, së kërkuari).