ëndërrues
Appearance
ËNDËRRUES mb.
- 1. Që i pëlqen të ëndërrojë, që ëndërron t'i plotësohet një dëshirë e zjarrtë a të arrijë një qëllim të lartë. Poetë (dijetarë) ëndërrues. I ri ëndërrues.
- 2. Që largohet nga bota e vërtetë e rron me ëndrra të kota, që ka prirje të ëndërrojë gjëra të paplotësueshme, që rron me fantazira.
- 3. Që shpreh ëndërrim, që duket sikur ëndërron. Sy ëndërrues.
- 4. Përd. em. sipas kuptimeve 1, 2 të mbiemrit. Ëndërrues i zjarrtë. Ëndërrues i pandreqshëm.