Jump to content

ëmbëlsoj

Nga Wiktionary

ËMBËLSOJ kal.

  • 1. E bëj diçka me të ëmbël. Ëmbëlsoj reçelin (hallvën, çajin, shurupin).
  • 2. Bëj që të ndiejë ëmbëlsi në gojë; i jap dikujt të hajë diçka të ëmbël. Ma ëmbëlsoi gojën. Na ëmbëlsoi me llokume.
  • 3. I pakësoj kripërat e tepërta a lëndët e tjera të dëmshme (për tokën). Ëmbëlson tokën.
  • 4. fig. E bëj të këndshme, të gëzueshme a të lumtur (jetën e dikujt, bisedën etj.). (Ia) ëmbëlsoi jetën. E ëmbëlsoi bisedën.
  • 5. fig. I heq zemërimin dikujt, e qetësoj dikë me fjalë të mira e të ëmbla, e zbut; zbut një gjendje të acaruar; i heq vrazhdësinë a ashpërsinë diçkaje. E ëmbëlsoi plakun. I ëmbëlsuan marrëdhëniet.
  • 6. fig. keq. E zbukuroj diçka sa për sy e faqe, e vesh një mendim me fjalë të bukura e të buta, që fshehin përmbajtjen e vërtetë; sheqeros.
  • 7. fig. bised. Bëj që t'i pakësohet dhembja, dëshpërimi a hidhërimi, ia bëj me të lehtë. Ia ëmbëlsoi dhembjet (plagën).
  • 8. jokal. vet. veta III krahin. euf. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Ther, sëmbon; dhemb. Me ëmbëlson në anën e majtë. Me ka ëmbëlsuar tërë natën në brinjë.
  • E ëmbëlsoi me sheqerka dikë shih te SHEQERK/Ë,~A.