Jump to content

ëmbëlsi

Nga Wiktionary

ËMBËLSI f.

  • 1. Të qenët i ëmbël, vetia e diçkaje që është e ëmbël. Ëmbëlsia e sheqerit (e mjaltit, e rrushit, e verës, e gështenjës).
  • 2. Cilësia e diçkaje që ta ka ënda ta dëgjosh, ta shohësh a t'i marrësh erë, që të jep kënaqësi trupore e shpirtërore; të qenët tërheqës a i këndshëm; të qenët i butë, i dashur e i shoqërueshëm. Ëmbëlsia e zërit. Ëmbëlsia e fytyrës së saj. Ëmbëlsia e syve (e vështrimit). Ëmbëlsia e kundërmimit të luleve. Ëmbëlsia e jetës. Me ëmbëlsi me butësi e me dashuri, ëmbëlsisht, ëmbël.