baba

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

Shqip[redaktoni]

Baba m.sh. -

  1. Burri i martuar kundrejt fëmijëve të vet; burrë që ka ose që ka pasur fëmijë; atë. Babai dhe nëna. Baba e bir. Baba dëshmori. Emri i babait. Shtëpia (dera) e babait. U bë baba.
  2. vet. sh. Brezi i mëparshëm, paraardhësit, etërit. Baballarët tanë. Në gjurmët e baballarëve.
  3. vet. sh. vjet. Deputetët reaksionarë në parlamentin e regjimit zogollian; iron. paria e vendit, që e mbante veten si ajka e shoqërisë. Baballarët e kombit.
  4. libr. Themeluesi i një fushe të dijes ose nismëtari a udhëheqësi kryesor i një veprimtarie ose i diçkaje tjetër. Babai i filozofisë (i mjekësisë). Babai i revolucionit.
  5. fet. I pari i një teqeje bektashinjsh (në vendet ku vepron feja myslimane; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Babai i teqesë.
  6. vet. nj. Përdoret për vjehrrin (nga nusja e nga dhëndri) ose para emrit të një njeriu të moshuar, në shenjë nderimi. Baba Petroja.
  7. bised. Përdoret për t’iu drejtuar bashkëbiseduesit në mënyrë familjare, të afrueshme e me përkëdheli.
  • Për shpirt të babait iron. shih te shpirt,~i. S’ia jap për shpirt të babait s'ia jap falas, për asgjë (për diçka që jepet pa dëshirën e të zotit). Që në kohën e baba Qemos shumë kohë më parë, që kur s'mbahet mend. I tregon (i rrëfen) babait arat iron. i shpjegon një tjetri diçka që ai e di më mirë nga përvoja e vet. Hajde baba të të tregoj arat (vreshtin) iron. i tregon babait arat. Bëmë baba (nënë) të të ngjaj shih te ngjaj. Iu bë (iu gjend) nënë e baba dikujt shih te nënë~a. Ca të babait (të nënës) ca të njerkut (të njerkës) njëri trajtohet mirë e tjetri keq pa të drejtë.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Prononcimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Anglisht- father, anglishtja e mesme fader, anglishtja e vjetër fæder.
Gjermanisht: Vater
Frëngjisht: père
Arabisht- أَب, بابا, وَالِد ,شيخ طريقة
Hollandisht
Italisht : padre
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht
Rusisht
Kinezisht
Finlandishte: isä
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0