ai
Nga Wiktionary
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Shqip
Ai përem -
- vetor. Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë mashkullore), për të cilin bëhet fjalë, por që nuk është i pranishëm; zëvendëson një emër të gjinisë mashkullore (në numrin njëjës), që është përmendur pak më parë ose që do të përmendet më pas. Ai dhe ajo. Ai vetë pikërisht ai. Atij i takon. Dola me të. I dola përpara.
- përd. em. libr. Përdoret në vend të emrit të përveçëm të një njeriu të shquar (shkruhet zakonisht me shkronjë të madhe) ose të emrit të të dashurit në veprat letrare.
- dëft. Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë mashkullore), që ndodhet më larg folësit se një frymor a një send tjetër i njëjtë; zëvendëson një emër të gjinisë mashkullore në numrin njëjës, që është përmendur më parë se një tjetër; kund. ky. Ai atje. Ja ai. Po (gjithë) ai i njëjti njeri. Ai djalë (libër). Jo ky këtu, po ai atje.
- dëft. Tregon njërin prej dy frymorëve ose sendeve (të shënuar nga emra të gjinisë mashkullore), që krahasohen, përqasen a kundërvihen; kund. ky. Në këtë ose në atë lëmë. Nga ky ose nga ai kënd vështrimi.
- dëft. Përdoret me një emër për të përcaktuar më mirë kohën, që shënohet nga emri ose që është përmendur më parë. Atë vit (mot). Atë dimër. Atë mëngjes. Në atë çast.
- dëft. Përdoret para një fjalie të varur, e cila përcakton frymorin a sendin që tregon përemri (të shënuar nga një emër i gjinisë mashkullore), ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorin a sendin, që zëvendëson përemri (me kuptimin «kushdo», «kush»). Ai që bie për atdheun mbetet i paharruar. Ai që s'ka kokë, ka këmbë. fj. u.
- dëft. bised. Përdoret para një emri të gjinisë mashkullore në numrin njëjës për të përforcuar një tipar a një vlerësim ose për të shprehur mospërfillje a përçmim. Ai farë djali. Gjithë ai popull. Atë pak miell.
- dëft. libr. Përdoret në vend të një emri të gjinisë mashkullore në numrin njëjës për të mos u përsëritur emri.
- Në atë mes shih te mes,~i. Që ç’ke me të shih te kam. Java shtatë ai tetë shih te javë,~a. I kam hipur atij kali shih te hipi.[1]
[redaktoni] Etimologjia
[redaktoni] Prononcimi
[redaktoni] Sinonime
[redaktoni] Antonime
[redaktoni] Fjalë rrjedhëse
[redaktoni] Në gjuhë tjera
[redaktoni] Referencat
- ↑ Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0