tipar

Nga Wiktionary

TIPAR m.

  • 1. Veçori thelbësore e një sendi, e një dukurie etj., që e dallon atë nga sendet a nga dukuritë e tjera; veti e natyrshme dhe e përhershme e diçkaje, e një grupi sendesh etj. Tiparet kryesore. Tiparet e përbashkëta. Tipar dallues. Tipar cilësor. Tipar i qenësishëm (i paqenësishëm).
  • 2. zakon. Shenjat dalluese të fytyrës (sytë; vetullat, buzët, gojë, faqet, mjekra etj.), që i japin dikujt një pamje të veçantë e të ndryshme nga të tjerët. Me tipare të bukura (të shëmtuara). Me tipare burrërore (femërore). Me tipare të holla (të rregullta). Tiparet e fytyrës. Trashëgon disa tipare nga e ëma (nga i ati). Kanë tipare të njëjta (të ngjashme).
  • 3. kryes. Veti dalluese të karakterit a të formimit të dikujt, që shfaqen në sjelljen e në qëndrimin e tij në shoqëri, në marrëdhëniet e tij me njerëzit, në punë etj.; cilësitë me vlerë të dikujt. Tiparet komuniste. Tiparet e karakterit. Tiparet e njeriut të ri. Tipare të larta morale.