ëndërroj
Appearance
ËNDËRROJ jokal.
- 1. edhe kal. Me shfaqen në gjumë vegime, figura, ngjarje etj.; shoh në ëndërr; shoh një ëndërr. Ëndërrova tërë natën sikur udhëtoja me anije.
- 2. I shoh e i mendoj gjërat jo siç janë a siç mund të jenë në të vërtetë, por si në ëndërr; krijoj diçka me anë të fantazisë, fantazoj. Rrinte e ëndërronte.
- 3. kal. Dëshiroj me zjarr të arrij një qëllim, shpresoj të me plotësohet një dëshirë a një synim që kam në shpirt. Ëndërronte të bëhej shkrimtar. Ëndërronin ta shihnin Shqipërinë të lirë.
- 4. kal. Parashikoj diçka për të ardhmen; e marr me mend, e përfytyroj. Ëndërron shokun e jetës.
- 5. kal. Sjell ndër mend diçka, kujtoj me mall; mendoj për diçka që e kam thellë në zemër. Ëndërronte vendlindjen (fëmijët). Ëndërron kohën e rinisë.