zënë
Appearance
ZËNË mb.
- 1. Që është zënë i gjallë, që është zënë rob; që është kapur a është marrë me forcë. Plaçkë e zënë. Tank (top, mitraloz) i zënë. Pozicionet e zëna.
- 2. Që nuk është i zbrazët a i lirë, që është zënë me diçka a nga diçka; kund. i lirë. Vend i zënë. Rrugë e zënë. Tryezë e zënë. Shtëpi (dhomë) e zënë. Sipërfaqe (tokë) e zënë. I kishte duart të zëna.
- 3. Që nuk ka kohë të lirë, që nuk është i ngeshëm (për njerëzit); i mbushur me diçka, jo i lirë. E gjeti të zënë. Ishte shumë i zënë. Të dielën e kam të zënë.
- 4. Që nuk duket, që e ka mbuluar diçka e nuk shihet. Hëna qenka e zënë.
- 5. bised. I fejuar. Vajzë e zënë.
- 6. bised. Shtatzënë. Grua e zënë. E ka nusen të zënë.
- 7. Që ka mbirë a që ka zënë (për bimët). Shartime të zëna. Pemët e zëna duhen krasitur.
- 8. bised. Që është në gjendje të mirë ekonomike, i pasur. Njeri i zënë. Ishte i zënë ai. E kishte babanë të zënë.
- 9. bised. I mbyllur. Dera ishte e zënë. Dyqani ishte i zënë.
- 10. bised. I errët, i mbyllur (për ngjyrat). Jeshile (kafe) e zënë. Ngjyrë e zënë.
- I ka duart të zëna (të lidhura) shih te LIDHUR (i,e).
ZËNË ndajf.
- Duke qenë i zënë me punë ose me ndonjë detyrë tjetër; kund. lirshëm. Sot e gjeni zënë.