zëdhënës
Appearance
ZËDHËNËS m.
- 1. Ai që është i ngarkuar nga organet shtetërore të njoftojë të tjerët për diçka a të japë sqarime rreth diçkaje që ka të bëjë me politikën e shtetit, me marrëdhëniet ndërkombëtare etj.; ai që është i ngarkuar të flasë në emër të të tjerëve. Zëdhënës zyrtar (ushtarak). Zëdhënësi i shtypit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Zëdhënësi i parlamentit.
- 2. Ai që është a që bëhet përhapës i mendimeve, i ideve etj. të dikujt tjetër; ai që pohon a që mbron një mendim, një ide etj. Zëdhënës i zellshëm. Zëdhënës i Partisë. Zëdhënës i popullit (i klasës punëtore, i masave punonjëse). Zëdhënës i ideve (i ndjenjave) të autorit. Zëdhënës i ideve shoqërore.