zonë
Appearance
ZONË f.
- 1. gjeogr. Pjesë e një brezi të Tokës që ka klimë, lagështirë, bimësi dhe pamje të jashtme pak a shumë të njëjtë. Zona subtropikale e Evropës.
- 2. Krahinë, vend, hapësirë që dallohet për veçoritë natyrore e klimatike. Zonat klimatike. Zona mesdhetare (atlantike, kontinentale). Zona alpine. Zonë malore (kodrinore, bregdetare, kënetore). Zona e dushkut (e ahut, e kullotave).
- 3. Pjesë e madhe e një vendi që dallohet sipas disa tipareve të veçanta; sipërfaqe e caktuar që është mbjellë me një bimë, që ka disa fabrika, që përmban diçka etj. Zonë bujqësore. Zonë duhanore. Zonë agrumesh. Zonë industriale. Zonë naftëmbajtëse. Zonë kufitare zonë që gjendet pranë kufirit shtetëror.
- 4. Vend a truall i kufizuar, ku zhvillohet një veprimtari e caktuar ose ku ndodh diçka. Zonë e çliruar (e pushtuar). Zonë e ndaluar. Zonë ushtarake. Zona e zgjedhjeve. Zona e epidemisë. Zona e veprimeve luftarake. Zonat e prekura nga tërmeti. Zona e rreptësisë. sport. Shtabi i zonës. Instruktori i zonës. Agronom zone. Spartakiadat e zonave. Në bazë (në shkallë) zone.
ZONË mb.
- shih ZONAK, ~E. Kalli i zonë.