Jump to content

zjarrfikës

Nga Wiktionary

ZJARRFIKËS m.

  • 1. Pjesëtar i një shërbimi të posaçëm, i cili ka për detyrë të shuajë zjarret që bien në ndërtesa të ndryshme, në ndërmarrje etj.; ai që është ngarkuar të mbrojë nga zjarri ndërtesat e ndryshme, ndërmarrjet etj. Makina e zjarrfikësve. Shkallët e zjarrfikësve. Thirri zjarrfikësit.
  • 2. shih ZJARRFIKËS/E,~JA 2.
  • 3. fig. keq. Ai që mundohet të shuajë luftën e popujve për liri ose të pengojë lëvizjet revolucionare, ai që përpiqet të pengojë zhvillimin e vrullshëm të një ngjarjeje etj. Zjarrfikësit revizionistë. Zjarrfikës revolucionit (i luftërave çlirimtare).

ZJARRFIKËS mb.

  • Që ka për detyrë të shuajë zjarrin në ndërtesa të ndryshme, në ndërmarrje etj.; që ndihmon a që shërben për të shuar zjarrin në ndërtesa të ndryshme, në ndërmarrje etj. Repart zjarrfikës. Skuadër zjarrfikëse. Mjete zjarrfikëse. Makinë (pompë) zjarrfikëse. Grupi vullnetar zjarrfikës.