vjetër
Appearance
VJETËR mb.
- 1. Që ka jetuar shumë vjet, që është në moshën e pleqërisë; i moshuar, plak; kund. i ri. Burrë i vjetër. Grua e vjetër. Në moshë të vjetër. Brezi i vjetër. Kalë (ka) i vjetër. U bë i vjetër.
- 2. Që ka mbirë ose që është krijuar para shumë kohësh, që ka moshë të madhe; kund. i ri. Dru i vjetër. Degët e vjetra. Pyll i vjetër.
- 3. Që është ngritur, është prodhuar ose është krijuar a ndërtuar shumë kohë më parë; që është shfaqur a ka dalë prej kohësh; që ishte a që njihej edhe më parë; kund. i ri. Shtëpi (ndërtesë, rrugë, urë, kala) e vjetër. Bibliotekë (shkollë) e vjetër. Teatri i vjetër. Pazari i vjetër. Lagjet e vjetra. Kostum i vjetër. Pushkë e vjetër. Prodhime të vjetra. Racë e vjetër lopësh. Libër (film) i vjetër. Fjalë e vjetër. Të dhëna të vjetra. Familje e vjetër. Fis i vjetër. Parti (organizatë) e vjetër. Sëmundje e vjetër. Zakonet (doket) e vjetra. Teknikë e vjetër. Gjëra të vjetra gjëra të njohura.
- 4. Që është përdorur gjatë ose nuk është ruajtur me kujdes dhe nuk është në gjendje të mirë, i vjetruar (zakonisht për veshmbathjet dhe për orenditë e pajisjet e ndryshme). Me këpucë (me rroba) të vjetra. Kusi (tenxhere) e vjetër. Mobilie të vjetra. Qilimi vjetër. Biçikletë e vjetër. Është fare i vjetër. Duket si i vjetër.
- 5. Që është bërë a është përgatitur para shumë kohësh; që është ruajtur prej shumë kohësh; që është pjekur shumë kohë më parë, që është i të korrave të vitit të kaluar; kund. i ri. Djathë i vjetër. Verë e vjetër. Vaj i vjetër. Gruri i vjetër. Patate (fasule) të vjetra.
- 6. Që është zëvendësuar më vonë nga një tjetër; që ka qenë para një tjetri, që përsëritet nga një tjetër; i mëparshëm; kund. i ri. Gjethet e vjetra. Lëkura e vjetër. Dëbora e vjetër. Monedha e vjetër. Lekë të vjetër. Botimi i vjetër. Drejtori (mësuesi, komandanti) i vjetër. Adresa e vjetër. Hëna e vjetër hëna që ka filluar të hahet, kur nis e ia zë dritën Toka. Viti i vjetër viti i mëparshëm.
- 7. Që e ka filluar punën ose veprimtarinë në një fushë shumë kohë më parë, që ka kohë që merret me një punë; që ka hyrë prej kohësh në një organizatë, në një shërbim etj.; që ka përvojë të gjatë në punë, i regjur; kund. i ri. Komunist i vjetër. Nëpunës (llogaritar, gazetar, mjek, oficer, mësues) i vjetër. Luftëtar i vjetër. Është i vjetër në punë (në detyrë, në mjeshtëri...).
- 8. Që i përket një periudhe shumë të lashtë, që lidhet me njerëzit që kanë qenë shumë kohë më parë dhe me veprimtarinë e krijimtarinë e tyre; i lasht; kund. i ri. Koha e vjetër periudhë historike para kohës së mesme që shkon deri te shekulli i 5-të i erës së re. Historia e kohës së vjetër. Kultura e vjetër. Letërsia e vjetër shqiptare. Kalendari i vjetër kalendari që zbatohej përpara shek. XVI e që ndryshonte nga ai që përdorim sot.
- 9. Që përfaqëson etapën më të hershme në zhvillimin e klasave a të shtresave shoqërore ose në zhvillimin e një dukurie shoqërore, të një drejtimi a rryme, të një doktrine a teorie etj.; kund. i ri. Borgjezia e vjetër. Kapitalizmi (imperializmi) i vjetër. Kolonialistët e vjetër.
- 10. Që lidhet më periudhën përpara Çlirimit, që lidhet me të kaluarën; që është i prapambetur ose që përmban tipare a pikëpamje jorevolucionare, josocialiste; që nuk ka cilësitë e epokës së ndërtimit të socializmit, që nuk është brumosur sipas parimeve e kërkesave të kësaj epoke; kund. i ri. Shoqëria e vjetër. Marrëdhëniet e vjetra në prodhim. ek. Shkolla e vjetër. Ndarja e vjetër e krahinave. Mendime të vjetra. Përmbajtje (formë) e vjetër. Konceptet e vjetra. Stili i vjetër. Metoda e vjetër. Marrëdhëniet e vjetra në familje.
- 11. Që e njohim prej shumë kohësh, që kemi lidhje e marrëdhënie prej një kohe të gjatë me të; që ka të bëjë me lidhje e me marrëdhënie të tilla. Shokë (miq) të vjetër. Bashkëpunëtor i vjetër. Armik i vjetër. Miqësi e vjetër.
- Bukë e vjetër mik i vjetër, shok i njohur prej kohësh. Dru i vjetër njeri i fortë e i paepur, kockë e fortë; racë e fortë. Ujk i vjetër (plak) shih tek UJK,~U. Hap defterët e vjetër edhe keq. shih te DEFTER,~I. Ilaç i vjetër në shishe të re keq. shih tek ILAÇ,~I. Bashkëpunëtor shkencor i vjetër titull shkencor, që u jepet studiuesve me përvojë dhe që është një shkallë më i ulët se titulli «profesor».
VJETËR f.
- Ajo që ka ardhur në jetë para shumë kohësh, dukuri që është shfaqur që shumë kohë më parë; diçka e vjetruar dhe reaksionare, që lidhet me kohën e kaluar dhe që pengon zhvillimin e përparimin; diçka së cilës i ka kaluar koha; vjetërsirë; kund. e reja. E vjetra reaksionare (konservatore). Mohimi i së vjetrës. Lufta e së resë me të vjetrën. Shkatërron (përmbys, lufton, shemb) të vjetrën.
VJETËR m.
- 1. Burrë i vjetër, burrë në moshën e pleqërisë; plak; kund. i ri. Të rinj e të vjetër. I nderojmë të vjetrit.
- 2. Ai që ka jetuar shumë kohë përpara, ai që u takon brezave të stërgjyshërve tanë, njeri i kohës së kaluar, i moçmi. Fjalët (porositë) e të vjetërve. Siç ka thënë i vjetri.