vaksinë
Appearance
VAKSINË f. mjek.
- Lëndë e përpunuar në laborator, që përmban mikrobe të dobësuara a të ngordhura ose helme të tyre dhe që futet në organizmin e njeriut a të kafshës për ta bërë të paprekshëm nga disa sëmundje e për të rritur qëndresën kundrejt tyre. Vaksinë kundër lisë (kundër difterisë, kundër kollës së mirë, kundër fruthit). Vaksinë kundër tetanosit. Vaksinë për mbrojtjen nga tuberkulozi. Prodhimi i vaksinave. Bëri vaksinën. I është ënjtur vendi nga vaksina.