ulët
Appearance
ULËT mb.
- 1. Që ka lartësi të vogël, që nuk është shumë i lartë; kund. i lartë. Mal i ulët. Kodër e ulët. Mur gardh i ulët. Shtëpi e ulët. Tryezë e ulët.
- 2. Që ndodhet në një lartësi të vogël nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër; që lëvizë ose që ndodh në një lartësi të vogël; kund. i lartë. Re të ulëta. Tavan i ulët. Degë të ulëta. Fluturim i ulët.
- 3. Që është më poshtë se një rrafsh ose se sipërfaqja e detit; që nuk ka male, jomalor, fushor. Vend i ulët. Zonë e ulët. Pjesa e ulët bregdetare. Toka të ulëta. Këneta (moçale) të ulëta.
- 4. Që ka madhësi, vlerë; masë ose shkallë të vogël; kund. i lartë. Temperaturë e ulët. Trysni e ulët. Nivel i ulët. Tension i ulët. elektr. Prodhim i ulët. Rendiment i ulët. Kosto e ulët. Cilësi e ulët. Çmime të ulëta. Përqindje e ulët. Rrogë e ulët. Përparim i ulët. Notë e ulët. Moshë e ulët.
- 5. Që mezi dëgjohet; që i përket shkallës së poshtme të tingujve, që nuk ka tonë të lartë, i thellë dhe i rëndë; kund. i lartë. Notë e ulët. Me zë të ulët. Me ton të ulët.
- 6. Që nuk ndriçon qartë (për dritën). Dritë e ulët.
- 7. Që i përket shkallës më të parë ose më të poshtme në një organizim, a shkallëzim ose në një sistem arsimor; që është një shkallë më poshtë se diçka tjetër e një lloji me të; kund. i lartë. Organet më të ulëta. Nëpunës (zyrtar) i ulët. Kategori të ulëta. Cikli i ulët i shkollës tetëvjeçare. Klasat e ulëta. Kurset e ulëta. Kuadrot e ulëta. Shkollë e ulët profesionale. Dhoma e Ulët parlamenti, dhoma e deputetëve (në krahasim me senatin në vendet borgjeze).
- 8. Që u përket shtresave të gjera të popullsisë në kundërvënie me klasat e me shtresat e pasura e shfrytëzuese. Shtresat e ulëta. Klasa të ulëta.
- 9. Që është i zhvillua, pak i prapambetur; që nuk është në lartësinë e duhur; kund. i lartë. Kulturë e ulët. Teknikë e ulët. Zhvillim i ulët. Gjendje e ulët. Ndërgjegje (vetëdije) e ulët. Moral i ulët.
- 10. Që është në shkallën më të parë të zhvillimit, i thjeshtë; kund. i lartë. Organizma të ulët. Bimë të ulëta bimë pa kërcell, pa rrënjë e pa gjethe. Faza e ulët.
- 11. fig. Që është i pandershëm, që ka veti morale të këqija, i poshtër; që përmban ose që shpreh mendime a qëllime të pandershme, në kundërshtim me vlerat ose me moralin e shoqërisë. Njeri i ulët. Me karakter (me shpirt) të ulët. Qëndrim i ulët. Sjellje e ulët. Synime qëllime të ulëta. Dëshira të ulëta. Me mjete të ulëta. Vepër e ulët. Pazarllëqe të ulëta. Krim i ulët. Fjalë (shprehje) të ulëta. Në mënyrë të ulët.
ULËT ndajf.
- 1. Në lartësi të vogël nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër; afër sipërfaqes së tokës; më poshtë se qëndrimi i zakonshëm; kund. lart. Fluturon ulët. Është ulët. E kam kokën ulët.
- 2. Me zë të dobët që mezi dëgjohet. Flet (këndon) ulët. Fol më ulët!
- 3. Në mënyrë të pandershme, në kundërshtim me vlerat dhe me moralin e shoqërisë; në mënyrë të poshtër. Veproi ulët. U soll ulët.