Jump to content

tërmet

Nga Wiktionary

TËRMET m.

  • Lëkundje e fuqishme e një pjese të kores së tokës, që vjen nga zhvendosja e masave të mëdha shkëmbore ose nga lëvizje të tjera vullkanike. Tërmet i fortë. Tërmet i nënujshëm. Tërmet tetë (nëntë) ballësh. Tërmeti i 15 prillit. Vatra (qendra) e tërmetit. Zonat e prekura (e dëmtuara) nga tërmeti. Zhdukja e pasojave të tërmetit.