tullë
Appearance
TULLË f.
- 1. Copë deltine zakonisht katërkëndëshe, që ngjishet mirë, thahet në diell e pastaj piqet në furrë të posaçme dhe që përdoret kryesisht për ndërtimin e mureve. Tullë me veshë (me vrima). Fabrika e tullave. Ngjyrë tulle ngjyrë e kuqërremtë. Prodhim i tullave. Mur me tulla.
- 2. bised., mospërf. Pjesa e sipërme e kokës pa flokë (për burrat). I doli tulla. Fshiu tullën.
- 3. bised., mospërf. Tullac. Erdhi tulla.
- 4. përd. mb. Tullac, pa flokë. E ka kokën tullë. E bëri kokën tullë i preu flokët gjer në rrënjë ose e rroi kokën me brisk.