trëndafil
Appearance
TRËNDAFIL m.
- 1. bot. Shkurre zbukuruese deri në dy metra e lartë, me gjemba të gjatë, me lule të mëdha fletë-fletë, të bukura, të mbledhura, me erë të këndshme e në ngjyrë të bardhë, të kuqe, të verdhë etj.; lulja e kësaj shkurreje. Trëndafil i kuq (i bardhë, i verdhë). Trëndafil me erë. Gonxhe trëndafili. Tufë trëndafilash. Erë trëndafili. Ujë trëndafili. Shurup (reçel) trëndafilash. Vaj trëndafili. Kopsht (oborr) me trëndafila.
- 2. përd. Në ngjyrë të çelur ndërmjet së kuqes a së bardhës. Fustan trëndafil. U bë trëndafil në fytyrë.
- 3. fig. përk., poet. Djalë a vajzë që ka bukuri e njomësi, djalë a vajzë në lulëzim, lule.
- Trëndafil breshke bot. balkrocë. Trëndafil deti zool. shih FILLIKAT/E, ~JA. Trëndafil i egër bot. shkurre e egër deri në tre metra e degëzuar dhe me gjemba të fortë, me lule në ngjyrë të bardhë me pesë petla e me erë të mirë, që bën kokrra të kuqe me shumë fara brenda; kaçe.