Jump to content

thyesë

Nga Wiktionary

THYESË f.

  • 1. mat. Numër, që shpreh një a më shumë pjesë të barabarta, në të cilat është ndarë një njësi. Thyesë e thjeshtë. Thyesë dhjetore. Kufizat (gjymtyrët) e thyesës. Numëruesi i thyesës numri sipër vizës, që tregon se sa pjesë të barabarta janë veçuar nga njësia e plotë. Emëruesi i thyesës numri poshtë vizës, që tregon se në sa pjesë të barabarta është ndarë njësia e plot. Veprime me thyesat. Mbledh (zbres, shumëzoj, pjesëtoj) thyesat. Thjeshtoj thyesat.
  • 2. Sythi a goja e çorapit, e trikos etj. Lëshoi edhe një thyesë. I hodhi thyesat në shtizë.
  • 3. Lak. Thyesa e litarit.