Jump to content

tenjë

Nga Wiktionary

TENJË f. zool.

  • 1. Flutur me madhësi e ngjyra të ndryshme, që e ka larvën si vemje të hollë dhe që bren e dëmton shumë bimët ose ushqehet me dyllin e bletëve, me miell etj. Tenja e patates (e hardhisë). Tenja e ullirit. Tenja e drithit. Tenja e lakrës. Tenja e qepës. Tenja e miellit (e hambarit). Tenja e dyllit. Lufta kundër tenjës. I ka hyrë tenja bletës. Është dëmtuar nga tenja.
  • 2. Molë. E ka ngrënë tenja rrobën (qilimin, velenxën).
  • 3. Shirit. I gjetën tenjë në bark. Është si tenjë është shumë i hollë, është shumë i dobët.
  • I ka hyrë tenja po e bren sëmundja nga brenda, i ka hyrë sëmundja. Ka tenjën (shiritin, sprinjën) në bark dikush iron. ha e nuk ngopet; nuk shëndoshet fare, megjithëse ha shumë. Tenja e gjësë së gjallë kërrnjotë.