Jump to content

sotëm

Nga Wiktionary

SOTËM mb.

  • 1. Që i përket ditës në vazhdim, i kësaj dite në të cilën jemi; që është bërë a përgatitur brenda ditës; që ka ndodhur sot; i sotshëm. Dita e sotme. Në datën e sotme. Bukë e sotme. Gazeta e sotme. Lajmet e sotme.
  • 2. Që i përket kohës së tanishme, që lidhet me ditët tona, me kohën në të cilën jetojmë. Shqipëria e sotme. Në kohën e sotme. Në rrethanat e sotme. Detyrat e sotme.
  • 3. Që i përket periudhës më të fundit në historinë e një vendi a të një populli ose të një dukurie shoqërore, bashkëkohës, bashkëkohor. Historia e sotme. Gjuha e sotme shqipe.